Flash News

KRYESORE

"Të më japin me qira Parkun "Ujor" Rinia", Gentian Zenelaj vijon ironinë, ofertë të "pakërkuar" Bashkisë së Tiranës: Përgjigje në inbox

"Të më japin me qira Parkun "Ujor" Rinia", Gentian

Reshjet e djeshme të shiut të cilat shkaktuan probleme në rrugët e Tiranës dhe shtuan sasinë e ujit në lumin Lana, përmbytën po ashtu edhe parkun “Rinia”.

Ishte aktori Gent Zenelaj, i cili përmes publikimit të pamjeve në rrjetet e tij sociale, ironizonte duke u shprehur: “I hapi me në fund bashkia pishinat te Parku Rinia ...ooo sa bukuri..o sa lumturi

Ps:më thonë që Bashkia do mbajë rosa për përdorim të brëndshëm”.

Mirëpo, aktori i humorit e ka vijuar më tej sarkazmën e tij, ndërsa në një postim ditën e sotme shkruan: “Kam një Ofertë të Pakërkuar për Bashkinë e Tiranës...Te me japin Parkun Ujor Rinia me qera..Dua të vendos pedalonë për biznes..Pres përgjigje në Inbox.”

Përtej ironisë, kujtojmë se “rehabilitimi” i Parkut Rinia ishte një nga investimet e fundit të Bashkisë së Tiranës. Parku në fjalë u përurua vetëm 6 ditë më parë, pikërisht më 1 Qeshor, Ditën e Fëmijëve.

Një vit më parë bashkia e Tiranës hapi tenderin me objekt “Rehabilitimin e parkut Rinia” me vlerë 78.705.775 lekë pa TVSH. Por me gjithë vlerën e TVSH-së, ky prokurorim ka arritur në vlerën e 1 miliard lekëve.

 

Të fundit