Flash News

KRYESORE

Të mërkurën mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Klodian Tanushit

Të mërkurën mbërrin në Shqipëri trupi i

Trupi i pajetë i major Klodian Tanushi do të mbërrijë në atdhe të mërkurën.

Kështu bën me dije Ministria e Mbrojtjes, e cila njofton se trupi i pajetë do të dërgohet me avionë ushtarakë.

Sot, në bazën Abazi u zhvillua një ceremoni nderimi për majorin, ndërsa mësohet se të enjten në Shqipëri do të mbahet ceremonia shtetërore. Familja e Major Klodian Tanushit ka hapur dyert e mortit dy ditë më pare.

Tanushi mbeti i plagosur nga shpërthimi gjatë demontimit të një mine së bashku me rreshterin Julian Kapaj, shpërthim në të cilin edhe nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën.

Major Klodian Nikolla Tanushi kishte lindur në Dibër më 31.10.1980, dhe ishte fëmija i parë i familjes Tanushi. Ai ishte i martuar dhe prind i tre fëmijëve.

 

Të fundit