Flash News

KRYESORE

“Të merret me kishën se është si Belzebuja”, kush është personazhi që Rama krahason me Artan Lamen; vjen nga Ferri  

Pavarësisht zhvillimeve të shoqëruara me protesta dhe përplasje fizike një ditë më parë para parlamentit, kryeministri Edi Rama nuk i kursen batuat në daljet televizive.

Sot u ndal në Libofshë të Fierit dhe u bë pjesë e aktivitetit të ndarjes së certifikatave të pronësisë për disa banorë. I pranishëm ishte edhe kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, të cilin përmes batutave në një moment e cilëson si “Belzebuja’.

“Certifikatën e pronësisë së kishës t’ia japë Artan Lame se është si Belzebuja”, u shpreh Rama.

Por kush është ky personazh?

Nga kërkimet, rezulton se “Belzebuja’ është një personazh mitik që nga shpjegimet teologjike, kryesisht e krishterë, është një tjetër emër për Djallin, i ngjashëm me Satanin. Po ashtu, cilësohet edhe si një nga shtatë princat e Ferrit.

Më tej, teksa Lame i drejtohet priftit duke i thënë se “harrove të falënderosh kryeministrin” pasi mori certifikatën, ndërhyri Rama duke i thënë " s'ka problem se unë lutem vetë për veten time, ndërsa ti ke nevojë për priftin pasi nuk t’i pranon lutjet ai lart”.

Të fundit