Flash News

KRYESORE

“Të mos guxojë njeri të prekë gocat”, pamjet kur policia private hyn forcërisht dhe përplaset me studentët e Juridikut

“Të mos guxojë njeri të prekë gocat”, pamjet kur

Rreth orës 01.00 pas mesnate, policia private ka hyrë me forcë në ambientet e brendshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku dhjetëra studentë kanë qëndruar të “ngujuar” prej ditës së djeshme.

Në rrjetet sociale, kanë qarkulluar video nga ky moment, xhiruar nga vetë studentët, të cilët dëgjohen duke bërë thirrje që të mos ndërhyjnë në iniciativën e tyre.

“Të mos guxojë njeri të prekë studentë me dorë, të mos guxojë njeri të prekë gocat. Ora është një e natës dhe këta vijnë e bëjnë këto pisllëqe këtu”, shprehet një student i revoltuar.

Kjo situatë ka krijuar një situatë revolte nga ana e studentëve, të cilët mbledhur në një sallë leksioni ndërkohë që nuk pranojnë të dalin jashtë.

Të fundit