Flash News

KRYESORE

"Të mos shpallet asnjë ekip kampion në Itali për vitin 2020"

"Të mos shpallet asnjë ekip kampion në Itali për vitin

Serie A është "ngrirë" deri më 3 prill. Koronavirusi është tema e ditës në Europë dhe më gjerë, kështu që italianët nuk mendojnë dot për futboll.

Që tani kanë filluar të dalin hipotezat e para se si duhet mbyllur kampionati. Më saktë, nëse duhet shpallur një ekip kampion bazuar në tabelën aktuale të renditjes, apo jo.

Fabio Capello ka folur për Sky Sport sot dhe është shprehur se idealja është të mos ketë asnjë shpallje për skuadrën kampione. “Renditja aktuale nuk kënaq askënd. Ka skuadra që i kanë kaluar ndeshjet e vështira dhe tani kanë përpara sfida më të lehta. Personalisht do të preferoja të mos shpallnim asnjë skuadër kampione", ka thënë ish-trajneri i njohur.

"Kualifikimi i skuadrave në Champions dhe Europa League le të bazohet në renditjen aktuale, ndërsa për luftën për të qëndruar në kategoritë respektive le të ketë play-off", ka shtuar ai.

Të fundit