Flash News

KRYESORE

“Të mos transmetohet fjala e Metës në media”, reagon kreu i KQZ:  Nuk kam dhënë asnjë urdhër

“Të mos transmetohet fjala e Metës në media”, reagon

Kreu i KQZ,  Klement Zguri i bëri thirrje qytetarëve përmes një deklarate për mediat të qëndrojnë larg çdo incidenti që ka të bëjë me zgjedhjet.

Të njëjtin apel e ka bërë edhe për institucionet ligjzbatuese dhe politikanët.

Po ashtu Zguri është përgjigjur në lidhje edhe me zërat se ka kërkuar nga televizionet që të mos transmetojnë fjalën e Ilir Metës.

“Iu bëj thirrje qytetarëve të qëndrojnë largoçdo incidenti që ka lidhje me procesin zgjedhor. Iu bëj thirrje institucioneve ligjzbatuese të marrin çdo masë. KQZ e vendosur të zbatojë kushtetutën. Procesi po monitorohet në të gjithë vendin. I bëj thirrje liderëve politikë të respektojnë ligjin. Nuk kam urdhër për ndalimin e fjalës së politikanëve shqiptarë kushdo qofshin”, tha Zguri.

Të fundit