Flash News

KRYESORE

“Të na rruajnë Vë - Kë – Më - të!”, mjeku i QSUT i revoltuar me vendimet e Kuvendit

Mjeku infeksionit pranë QSUT në Tiranë, Tritan Kalo nuk ngurron asnjëherë që të shfryjë mllefet që ka ndaj qeverisë aktuale.

Këtë herë, përmes një postimi në rrjetet sociale, mjeku shprehet mjaft i revoltuar për mënyrën se si ndryshojnë herë pas here ligjet me vendim të këshillit të ministrave ose VKM.

Sipas tij, ky fakt çorienton vazhdimisht qytetarët.

“Të na rruajnë Vë - Kë – Më - të!....Në pritje të Seancës tjetër të kësaj Legjilature si dhe më pare, po vijojmë qeverisjen me VKM-ra e Gërr-mëra…Ajo që mirë-dihet është fakti se në mungesë të qëndrueshmërisë së Ligjeve të cilat i nxjer ky palo Parlamenti ynë, si dhe të vetë funksionalitetit të këtij “shaka-shtetit” që po ndërtojmë prej 31 Marsit 1991, “PUSHT-SHTETI” ekzekutiv po përfton duke nxjerë dita-ditës pa fund VKM-ëra….“VKM = Vendime Konfuzion-sjellëse/Konfuzion-shkaktuese për Miletin/Popullin”….Pak shumë prej nesh kanë dijeni për to, sepse ato ndryshojnë aq shpesh edhe për një tematikë të caktuar si p.sh. Kompensimi i Pronarëve, Përllogaritja e pensioneve, etj. sa edhe vetë firmë-hedhësve NUKU u kujtohet përmbatja e tyre, POR u kujtohet mjaft mirë vetëm përftimi i tyre personal apo dëmi kolektiv që këto VKM-ra po na shkaktojnë….Të lumët na për llumin që na ka mbuluar… Quo vadis Shqipëria ime!!!”, shkruan Kalo.

Të fundit