Flash News

KRYESORE

“Të ndërpritet seanca tani për teatrin”, përplasjet Balla-Gjoni: O dalë, o djalë e di sa të dhemb shpirti për 3 minuta

“Të ndërpritet seanca tani për teatrin”,

Ka nisur me debate seanca parlamentare, ku deputeti Ralf Gjoni ka kërkuar të ndërpritet me qëllim të ngrihet një komision hetimor parlamentar për teatrin, i cili u shemb këtë të diel.

Gjoni: Ka shumë hije, paqartësi, mungesë transparence për procedurat për Këshillin Bashkiak, transferimi i pronësisë nga qeveria të bashkia, kërkoj që të mblidhen kryetarët e grupeve parlamentar duke pezulluar seancën në këto momente të marrë në konsideratë faktet, shpjegimet nga palët për ta zbardhur këtë ngjarje që ka shkaktuar kaq mllef. Të presim të gjitha palët në gjirin e një komisioni hetimor parlamentar të gjitha palët. Nëse nuk ka kallqe njeri ta drejtohej, unë vetëofrohem. Mos qesh Taulant se do përballesh me inat popullor, po bëj kërkesë që të ngrihet komision hetimor parlamentar për teatrin.

Balla: Nuk është mirë të luajnë teatër mbi teatër. E di sa të dhemb shpirt ty për teatrin. Ditën që je bërë deputet duhet të kuptosh që nuk mund të lash duart dhe të bësh sikur po të dhemb shpirti për teatrin me një fjalë 3 minuta, por bëj propozime, bëj letrat djalë, mëso se procedura është e përcaktuar për çdo lloj nisme.

Ndërhyn në sallë Ralf Gjoni...

Balla: O djalë, o djalë o zotëri, qetësohu ndryshe është në kafe, ndryshe në sallë. Isha dakord në konferencën e kryetarëve ku kam mbështetur kërkesën e ardhur nga opozita, bashkë me Hajdarin dhe të tjerë kryetarë grupesh kemi mbështetur kërkesën dhe mezi e presim. Ruani qetësinë se dashuria mbaroi.

Të fundit