Flash News

KRYESORE

“Do të ndryshoja disa gjëra në deklaratat e Ramës”. Tahiri ka ‘vërejtje’ për Kryeministrin

“Do të ndryshoja disa gjëra në deklaratat e

Në “Top Story”, per deklaratën e Ramës,“dru i shtrembër”, dhe për shumë deklarata të tjera, ish-ministri i Brendshëm  shprehet se do të vepronte njësoj si ai, vetëm me disa ndryshime.

“Nuk kam dëshirë të komentoj sepse deklaratat secilit prej nesh duhen lexuar në kontekstin e madh.

Normal që ai ka pasur besim te unë, dhe normal që unë ja kam kthyer po me besim, edhe unë po të isha në vendin e tij kështu do isha shprehur, vetëm se ca gjëra do të ishin më ndryshe”, -tha Tahiri

Moderatori i “Top Story” e pyet Tahirin se cilin do të donte të kishte drejtues politik në këtë situatë Ramën apo Berishën ai përgjigjet se kurrsesi nuk do të donte një kryeministër që ta mbronte kur nuk kishte të drejtë.

“Janë dy modele krejt të ndryshme, unë nuk do doja që të kisha për kryeministër një njeri që do më mbronte kurrizin kur unë të bëja diçka kundra ligjit, por sigurisht do të doja besim dhe solidaritet. Ajo që ne na ndan dhe na bashkon, PS dhe PD është raporti ynë me të vërtetën.

E di që mendojnë se ky është fundi i karrierës sime politike, por kjo nuk ka të bëjë me asgjë tjetër veçse me besimin e njerëzve. Unë u njoha me dosjen “Habilaj” kur u bë publike në media, unë nuk e kuptoj si ka mundësi që për njerëz si ju se targa i ndërrohet nga ai që e blen jo nga ai që e shet", - shprehet Saimir Tahiri.

Të fundit