Flash News

KRYESORE

"Të ngjeshur duke pritur asistencën sociale", denoncimi i Boçit: Me siguri nuk kanë parë spotet e “gocave” të Ramës

Ish-deputeti i PD, Luciano Boçi, ka denoncuar nëpërmjet disa fotove, situatën ku ndodhen njerëzit teksa presin të ngjeshur me njëri-tjetrin ndihmën ekonomike në Komunën e Librazhdit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Boçi thekson se njerëzit torturohen në temperatura shumë të larta dhe pa distancim fizik, për të marrë 3 mijë lekëshin e asistencës sociale, teksa qeveria bën spote dhe jo investime.

Më tej ai ironizon duke shkruajtur se këta njerëz, me siguri nuk kanë parë spotet e “gocave” të Ramës.

Statusi i plotë:

Spote në vend të investimeve

Mbani distancën 1.5 m orienton Manastirliu nxënësit, sikur ky të ishtë çelësi magjik në shkollat tona pa standarte shëndetësore minimale e të degraduara fizikisht.

Maska është trendi, kërcen nga ana tjetër Shahini.

Meqenëse investojnë zero lekë për arsimin dhe sigurinë ndaj covid-19, i mbushin mendjen njerëzve me spote.

Por shihni çfarë ndodh me prindërit e nxënësve realisht, në një qendër të tërheqjes së ndihmës ekonomike dhe që ministreshat nuk e shohin.

Denoncimi vjen nga Komunë Qendër në Librazhd.

Në një temperaturë 40 gradë dhe të ngjeshur pa asnjë distancë dhe shumica pa maska, njerëzit detyrohen të torturohen duke rrezikuar çdo gjë, për të tërhequr lëmoshën 3 mijë lekëshe të Ramës.

Me siguri nuk kanë parë spotet e “gocave” të Ramës!

[caption id="attachment_410268" align="alignleft" width="505"]Denoncimi Denoncimi[/caption]

Të fundit