Flash News

KRYESORE

“Të paaftë dhe racistë”, Ozil braktis Kombëtaren: Pse s’më konsideroni gjerman si Klosen dhe Podolskin?

“Të paaftë dhe racistë”, Ozil braktis
Mesfushori Mesut Ozil i ka dhënë fund karrierës me Kombëtaren e Gjermanisë. Përmes një letre të gjatë në ‘Twitter’, 29-vjeçari që aktivizohet me Arsenalin është shprehur se nuk mund t’i durojë më 'sulme' duke sqaruar: “Unë nuk do të luaj më për Gjermaninë, ndërkohë që kam këtë ndjenjë të racizmit dhe mosrespektimit kunder meje”. Mesut Ozil u vu në qëndër të kritikave pasi bëri një foto me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. “Ai (Presidenti i Federatës Gjermane, Reinhard Grindel) është vënë në presion për shkak të vendimeve të gabuara të tij dhe nuk dua të kthehem unë në justifikimin për veprimet e tij, për paaftësinë e tij për të bërë si duhet punën. Në sytë e Grindel dhe mbështetësve të tij, unë jam një gjerman kur fitojmë, por jam emigrant kur humbasim. “Unë trajtohem ndryshe, në vitin 2010 mora një çmim për shembull integrimi të suksesshëm në Gjermani. Mora nderime nga Republika Gjermane dhe isha Ambasador i Futbollit të Gjermanisë në vitin 2015. Por qartësisht nuk jam gjerman…? A ka ndonjë kriter për të qenë gjerman të cilin unë nuk e përmbush? Miqve e mi Lukas Podolski dhe Miroslav Klose nuk u referohet askush si gjermano-polakë, atëherë pse unë cilësohem gjermano-turk? Është se behet fjalë për Turqinë? Apo se jam mysliman? Pse njerëzit nuk e pranojnë se jam gjerman?” “Trajtimi që kam marrë nga Federata Gjermane dhe shumë të tjerë më bën të mos kem më dëshirën të vesh fanellën e kombëtares. Ndjehem i padëshiruar dhe ajo që kam arritur me këtë ekip që nga viti 2009 është harruar. Me zemër të rënduar them se nuk do të luaj më për Gjermaninë në arenën ndërkombëtare për shkak të kësaj ndjesie të racizmit dhe mungesë të respektit në një kombëtare ku ka shumë lojtarë multietnikë. E vishja fanellën e Gjermanisë me krenari, por tani jo më”, shkruante Ozil në letrat e tij.

Të fundit