Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
'Të pakënaqur me rezultatin e bojkotit të zgjedhjeve'. BBC citon ish-deputetin demokrat në specialen për 'traditën e bojkotit' në Ballkan
Deklaratat gjithnjë e më e zëshme sipas të cilave opozita serbe do t’i bojkotojë zgjedhjet parlamentare sepse nuk ekzistojnë kushtet për luftë politike të barabartë do t’i sjellin Serbisë një dukuri të rrallë politike, por gjithsesi jo një përjashtim politik.
Vendimi që t'u bëhet thirrje qytetarëve që të mos votojnë nuk është i huaj për Serbinë dhe as për rajonin- vende këto, emëruesi i përbashkët i të cilëve është tradita demokratike e dobët dhe e shkurtër.
Për bojkotimin e zgjedhjeve deri tani janë deklaruar Partia Popullore e Vuk Jeremiçit dhe partia „Dveri“ e Boshko Obradoviçit.
Partitë e tjera deklarojnë se vendimin përkatës do ta marrin deri në periudhën e votimit, afati i fundit i të cilit është pranvera e vitit 2020.
Sektori i BBC në gjuhën serbe ka biseduar me aktorët e tri fushatave për bojkotin që kanë shenjuar skenën politike në rajon në dy dhjetëvjeçarët e kaluar.
Eksperiencat dhe sukseset e kësaj strategjie janë shumë të ndryshme.
Shqipëria në vitin 2019
Tema e bojkotit të zgjedhjeve në Shqipëri është ngritur si temë në rangun e cikleve zgjedhore të rregullta.
Për gjashtë muaj me radhë në vitin 2014, opozita shqiptare bojkotoi të gjitha institucionet, gjë që përfundoi me marrëveshjen politike me socialistët e Kryeministrit Edi Rama.
Pesë vite më vonë, kriza u ngrit në nivelin e bojkotimit të institucioneve, pastaj konflikteve të demonstruesve me policinë nëpër rrugët e Tiranës, në mënyrë që pas kësaj të arrihej bojkotimi i zgjedhjeve lokale.
„Kur e shihni se zhduket ndarja e pushteteve, kur shihni se çdo institucion shtetëror i është nënështruar Kryeministrit, se mediat ndjekin linjën partiake, gjykatat nuk bëjnë punën e tyre, tajkunët afër pushtetit thithin para nga buxheti shtetëror- e kuptoni se se jeni vetëm një njollë në figurën e fshatit të Potemkinit që po krijon pushteti aktual. Kësisoj, ideja e bojkotit dhe e kundërvënies radikale ka marrë primatin“, thotë funksionari i Partisë demokratike opozitare Genc Pollo.
Në lojën mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, data e zgjedhjeve është zhvendosur disa herë. Por ato u mbajtën atëherë kur dëshiroi Kryeministri Rama, me 30 qershor të këtij viti- në një afat të papranueshëm për opozitën, e cila bëri thirrje për një bojkot aktiv të zgjedhjeve, madje edhe duke kërcënuar se do të pamundësojë tërë procesin zgjedhor.
„Ishte vendimtar fakti që ishte kuptuar mirë ideja se nuk mund të ketë zgjedhje normale, lë më pastaj të lira dhe të ndershme, nën pushtetin e Edi Ramës“- thotë Pollo.
Por pikërisht fundjavën e fundit para zgjedhjeve një mesazh nga Uashingtoni përcaktoi shumë gjëra. Metju Palmeri, Ndihmësi i zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, tha se zyrtarët e SHBA-ve presin që zgjedhjet të mbahen „sipas rendit“, dhe se janë legjitime, duke bërë qartazi me dije se çfarë do të ndodhë me rezultatet e zgjedhjeve.
Përkundër frikës se dita e zgjedhjeve mund të shenjohej me incidente madje edhe me konflikte fizike, zgjedhjet shkuan qetësisht, ndërsa pjesmarrja u vlerësua rreth 20% e zgjedhësve, dhe fitoren e festoi Partia Socialiste e Ramës. Tensionet u fashitën, dhe rezultati u bë realitet.
„Nuk mund të themi se jemi të kënaqur me rezultatet e bojkotit, vazhdojmë të punojmë përsëri“- thotë deputeti i opozitës Pollo. I pyetur se si e përshkruan rolin e bashkësisë ndërkombëtare, Pollo përmend se në Shqipëri ka shumë rëndësi roli i BE-së dhe i SHBA-ve.
„Kohët e fundit, burokracia e Komisionit Europiuan dhe të tjerët kanë qenë të përqendruar me ruajtjen e stabilitetit dhe kësisoj kanë lënë mënjanë problemet me shtetin e së drejtës dhe demokracisë në terren“, e përshkruan rolin e faktorit të huaj Genc Pollo. Por edhe përkundër të gjithave, të gjithë sytë në Shqipëri janë të drejtuar nga Brukseli dhe Uashingtoni.
Kriza në këtë vend ende nuk është qetësuar, megjithëse ka ndodhur njëfarë qetësimi veror i gjendjes.
Meqenëse bojkoti e zvogëloi pjesmarrjen në zgjedhje, gjithsesi ai nuk e detyroi Perëndimin të ndryshojë qëndrim për Edi Ramën, e për këtë vjeshta politike në Tiranë mund të jetë e stuhishme.
Maqedonia vitet 2014-2016
Kur me 27 prill 2014, u hapën njësitë zgjedhore në mbarë Maqedoninë, ia filloi një etapë e veçantë në jetën politike të Maqedonisë e cila do të përmbyllej me ndryshimin e kursit politik në Shkup. Lideri i atëhershëm opozitar Zoran Zaev shpalli bojkotimin e rezultateteve të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.
„Ishte një shtet i marrë peng, pa liri të shprehjes, në të cilin janë përdorur të gjitha mjetet kundër mendimit të pavarur. Në atë moment nuk kishim mundësi të tjera për të shfaqur qëndrimet tona“- kështu e përshkruan atmosferën kur u muar një vendim i tillë deputetja e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Jagoda Shahpaska. Ajo e përshkruan vetveten si „Shën Thomai mosbesues“, sepse nuk kishte besim në drejtësinë e vendimit sipas të cilit opozita duhej të braktiste parlamentin dhe të shpallte bojkotimin e institucioneve.
„Bojkoti nuk është opsioni i drejtë për të cilin duhet të përcaktohet një forcë politike, kjo duhet të jetë masa e fundit në një shoqëri demokratike. Kjo është një e keqe e domosdoshme, kur nuk ka mënyra të tjera për të arritur një qëllim me rëndësi“, shprehet Shahpaska.
Përveç mospjesmarrjes në punimet e parlamentit, opozita maqedonase e shembi pushtetin e Nikolla Gruevskit edhe me „bomba“- që ishin transkriptet e bisedimeve që tregonin haptazi korruptimin e pushtetit. Në zgjidhjen e krizës u përfshinë ndërmjetës europainë dhe amerikanë, të dërguar specialë, deputetë europianë, ambasadorë të fuqive të mëdha në Shkup. Më shumë se një vit pas fillimit të bojkotit, pushteti i VMRO-DPMNE dhe opozita nënëshkruan marrëveshjen e Przhinskit me të cilën opozita e kthye në parlament, në këmbim të lëshimeve politike që duhet të jepnin më shumë kontroll në procesin zgjedhor dhe një pamje më të mirë mediatike.
Megjithatë as kjo nuk përbënte fundin e kësaj krize politike.
Megjithëse në marrëveshje shkruhej se zgjedhjet, në të cilat do të merrnin pjesë të gjitha partitë, do të mbaheshin me 24 prill 2016, opozita vendosi të mos marrë pjesë në to sepse deklaronte se nuk ishin përmbushur të gjitha kushtet e marrëveshjes së Przhinskit, në mënyrë të veçantë të asaj të rregullave zgjedhore.
„Ne ishim faktor me rëndësi vendimmarrje - nuk guxonin të dilnin në zgjedhje pa praninë tonë. Këto zgjedhje nuk do të kishin legjitimitet“, thotë Shahpaska.
Për shkak të qëndrimit të njëzëshëm të partive opozitare dhe vendimit për të mos marrë pjesënë zgjedhje pa një marrëveshje të re, data e zgjedhjeve u zhvendos dy herë, në fillim në muajin qershor dhe pastaj në muajin dhjetor. Para caktimit përfundimtar të datës së zgjedhjeve, u arrit një marrëveshje e re politike, me të cilën u eleminuan të gjitha pengesat dhe kësisoj opozita u përfshi në procesin zgjedhor.
„E gjitha kjo tregoi se lideri ynë Zoran Zaevi bëri gjënë e duhur. Jam e bindur se kjo gjë më vonë solli rezultatin e duhur“. Shpërndarja e mandateve pas këtyre zgjedhjeve mbështet këtë pohim të Shahpaskës. Koalicioni deri atëherë në pushtet VMRO-DPMNE mori një mandat më pak se sa para dy vitesh (51 në vend të 52), ndërsa SDSM-ja opozitare mori 22 mandate më shumë (49 nga 27 që kishte më përpara).
Me mbështejen e partisë më të madhe të bashkësisë shqiptare, Zoran Zaevi u bë atëbotë Kryeministër i Maqedonisë, gjë e cila përmbylli erën e Nikolla Gruevskit në krye të qeverisjes së këtij vendi.
Serbia në vitin 1997
Në vitin 1997, në Serbi dolën në rrugë me qindra qytetarë për të luftuar për njohjen e rezultateve zgjedhore. Opozita e realizoi fitoren në zgjedhjet lokale vetëm pas ndërhyrjes së misionit të OSBE-së, e kësisoj filloi të aspironte edhe për fitoren në „skenën e madhe“.
Atë vit vjeshta u shenjua nga zgjedhjet presidenciale që nuk patën sukses, zgjedhje ku nuk pati fitues, edhe pasi në raundin e dytë u përballën Vojisllav Shesheli dhe Zoran Liliçi, gjithçka ishte tashmë e gatshme për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në muajin dhjetor të atij viti.
Megjithatë, gjashtëmbëdhjetë parti opozitare, të udhëhequra nga Partia Demokratike, Partia Demokratike e Serbisë dhe Aleanca Qytetare (AQ) vendosën për bojkot të zgjedhjeve sepse mendonin se nuk ekzistojnë as kushtet elementare për garë zgjedhore.
„Vendimi për të mos marrë pjesë në zgjedhje, nëse jeni një garues serioz politik, nënkupton një fushatë të plotë dhe të financuar mirë, e cila është identike me fushatën zgjedhore. Vetëm se në fund të fjalimit thoni- mos votoni tani, por votoni herën tjetër, dhe atë herë për mua“, kujton zëdhënësi i atëhershëm i AQ Goran Svilanoviç.
Ai thotë se ekzistojnë argumente që bojkotin e përshkruajnë si një strategji politike të menduar mirë, por edhe si lëvizje që vjen nga dëshpërimi. Shton se është e mundur të hiqen disa paralele me momentin e sotëm politik në Serbi.
„Millosheviçi atëbotë ishte i pranueshëm nga bashkësia ndërkombëtare, pushoi së qeni kasapi i Ballkanit dhe u shndërrua në garant të stabilitetit në Ballkan sepse nënshkroi Marrveshjen e Dejtonit. Ne, në planin e brendshëm nuk kishim akses në media dhe çfarë është më e rëndësishme, nuk mund të merrnim pjesënë kontrollin e zgjedhjeve. Por edhe në bashkësinë ndërkombëtare nuk na kuptonin“, thotë Svilanoviçi. I cili shton se atëbotë opozita ndeshi para një muri të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare.
Megjithëse në vitin 1996 në koalicion bënte pjesë Vuk Drashkoviçi (lider i partisë së majtë SPO), i cili mori pjesë në zgjedhje, ndërsa Vesna Peshiçi (lidere e AQ, parti e qendrës) dhe Zoran Xhinxhiçi (Lideri PD parti e djathtë), udhëhoqën bojkotin. Pjesmarrja në zgjedhje, atë vit ishte 54,47%, pra rreth katër përqind më pak se katër vite më parë. Por Parlamenti i konstituua pa marrë parasysh bojkotin, dhe pushteti e formuan Partia socialsite e Serbisë (PSS- lider S. Millosheviçi), E majta jugosllave (lidere Mira Millosheviçi, bashkëshortja e S. Millosheviçit) dhe Partia Radikale (lider V. Shesheli).
„Ne nuk patëm kushte të provojmë efektin politik që solli ky vendim, u formuan parlamenti dhe qeveria sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Gjithçka pas kësaj ishte e shenjuar nga bombardimi dhe jo nga hyrja apo moshyrja në parlament. Kam përshtypjen se e tërë kjo energji u hodh në erë“. Me pohimin se nuk dëshiron të përzihet në vendimin aktual të opozitës mbi bojkotin, gjë të cilën ai e quan „marrje e një vendimi të vështirë“, Goran Svilanoviçi thotë se nuk është historian që të japë një mendim objektiv mbi atë sesa viti 1997 e pati ndryshuar Serbinë. „Mendimi im është se ai nuk ndikoi në asgjë, nuk ndryshoi asgjë në Serbi“, konkludon ai.
Deri në zgjedhjet parlamentare të radhës, Serbia u bombardua, ndërsa Opozita Demokratike e Serbisë (DOS) në zgjedhjet federative në shtator të vitit 2000, fitoi kundër Millosheviçit, në mënyrë që me 5 tetor të vërtetohej fitorja e saj zgjedhore nëpërmjet demontratave.
Parlamenti i vitit 2000 ishte tërësisht ndryshe, partitë të cilat në vitin 1997 bojkotuan zgjedhjet, u bënë boshti i DOS-it që fitoi atëherë 176 nga 250 mandate.
*Marrë BBC (në gjuhën serbe). Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38