Flash News

KRYESORE

Të pakënaqur nga ‘Pakti për Universitetin’, studentët u rikthehen protestave: U mashtruam nga propaganda

Kur ka kaluar mbi një vit nga marshimet madhështore në të gjithë Shqipërinë, studentët u janë rikthyer sërish protestave. Sot, ka nisur të protestojë para ‘Korpusit’ studentët e fakultetit të ‘Histori-Filologjisë’, të cilët sot kanë bojkotuar mësimin.

Ata janë shprehur të pakënaqur me ‘Paktin për universitetin’ , pasi sipas tyre asnjë nga 8 pikat e parashikuara nga të rinjtë për qeverinë nuk ka ndryshuar.

Ata e kanë cilësuar paktin si një mashtrim dhe propagandë të qeverisë.

“Kushtet nuk kanë ndryshuar, universiteti e tarifat janë të shtrenjtat, asnjë pikë e paktit nuk ka ndryshuar, askujt nuk i intereson për të drejtën tonë”, tha një studente.

“Studentët kanë nevojë për transport ndërqytetas, s’kemi nevojë për udhëtime me ‘Air Albania’. Kemi nevojë të ulen çmimet e veshjet që i përballojmë vetë, e jo ato që kushtojnë mbi 100 euro, duam ngrohje në auditore. Po vuajmë, nuk mundemi të studiojmë se nuk ka libra në fakultet. Flas për bibliotekën e Filologjikut. Biblioteka dixhitale është një katrahurë, librat nuk janë të vlefshëm për studentë, ka në gjuhë të huaj frëngjisht, turqisht. Nuk ka libra të pedagogëve tanë.

Sa i takon tarifës, studentët duhet paguajnë 300 mijë lekë, pra tarifën e plotë nëse lëmë për vjeshtë një lëndë për përmirësim ose të mbartur. Ne jemi të vjedhur e të mashtruar nga propaganda e qeverisë”, u shpreh një tjetër student.

Nuk dihet nëse protesta do të përshkallëzohet si në fund të 2018-ës, por kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Të fundit