Flash News

KRYESORE

Të paktën 54 të plagosur nga një aksident me trena në Salzburg

Të paktën 54 të plagosur nga një aksident me trena në

Të paktën 54 persona u plagosën dje për shkak të përplasejs së një treni me një vagon që qëndronte në stacion në qytetin austriak të Salzburgut, njoftoi Federata Austriake e Hekurudhave.

Ndërkohë që shumica e pasagjerëve të plagosur kanë marrë dëmtime të lehta si prerje dhe djegie, një grua ndodhet në gjendje të rëndë.

Ky aksident ndodhi rreth orës 05:00 (03:00 GMT) kur një tren që vinte nga Venecia po lidhej me një tren që vinte nga Zyrihu.

“Lokomotiva që po tërhiqte trenin nga Venecia u përplas me vagonat e trenit nga Zyrihu për arsye që ende nuk dihen”, sipas një zëdhënësi të Federatës.

Dy trenat së bashku kishin 240 pasagjerë.

Të fundit