Flash News

KRYESORE

“Të pamoralshëm dhe mashtruesa”, nipi i Shpëtim Gjikës akuza Bindjes Demokratike për falsifikimin e firmës

Niko Gjokoli është një prej emrave që rezulton se ka firmosur për themelimin e partisë Bindja Demokratike, që drejtohet nga Astrit Patozi.

Megjithatë, nipi i Shpetim Gjikes, ish-kryebashkiaku socialist i Vlores, mohon një gjë të tillë, duke u shprehur se nuk është pyetur për firmës e tij dhe se keto veprime përbëjnë vepra penale.

“Ky veprim jo vetëm është i pamoralshëm, por me aq njohuri juridike sa kam, përbën dhe veper penale. Nese Bindja Demokratike, ose kushdo qe ne emër te saj ka falsifikuar firmen time, do qe te bindi shqiptaret per nje alternative tjetër politike, ka zgjedhur rrugen e gabuar”, shkruan ai në një postim në ‘Facebook’.

Reagimi i plotë i Niko Gjokolit:

Sot ne mengjes u gdhiva dhe firmetar i partise Bindja Demokratike. Pra Bindja Demokratike, është e bindur qe une do e firmosja formularin e saj dhe nuk e pa te arsyeshme as te me pyeste, e as te ma paraqiste perpara per firme. Te bindur qe une nuk do ta merrja vesh, hodhen dhe firmen per mua, pervecse me perdoren te dhenat personale. Unë nuk kam asgjë kunder Bindjes, por duke qene se jam anetar i Partisë Socialiste dhe aktivist i saj, qe ne vitin 2005, nuk mund te firmos nje formular per nje parti te djathte, nuk me duket korrekte politikisht. Ky veprim jo vetëm është i pamoralshëm, por me aq njohuri juridike sa kam, përbën dhe veper penale. Nese Bindja Demokratike, ose kushdo qe ne emër te saj ka falsifikuar firmen time, do qe te bindi shqiptaret per nje alternative tjetër politike, ka zgjedhur rrugen e gabuar.

P.s. gabimi shtohet kur shikon qe nr im ID eshte botuar i pafshirë (ne foto i fshiva une nr ID, per mos te perseritur gabimin e tyre) nga gazeta panorama dhe mund te perdoret nga kushdo qe ketej e tutje.

Të fundit