Flash News

KRYESORE

"Të papërgjegjshëm!", Rama mbrojti Shahinin për rastin e abuzimit me të miturën, 'shpërthen' Grida Duma: Qeveri që përçmon dhe gjen “armiq” kudo

"Të papërgjegjshëm!", Rama mbrojti Shahinin për

Ish-deputetja demokrate Grida Duma ka kritikuar rëndë qeverinë për mungesën e përgjegjësisë përsa o përket rastit të rëndë të përdhunimit të 15-vjeçares në Babrru.

“Sipas këtyre fajin e ka gjithë bota;  e kanë gazetarët, dëshmitarët, denoncuesit, viktimat por kurrë këta që duhet ti mbrojnë; kurrë këta që duhet të mbajnë përgjegjësi!”, shkruan Duma.

Përmes një postimi në rrjetet sociale të shoqëruar edhe nga një video ku spikat Ministrja për marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj një vit më parë në familjen e të miturës së dhunuar në Kavajë, Duma akuzon qeverinë jo vetëm për dështim të ruajtjes së sigurisë në shkolla por edhe mosveprimin në kohë për ndërshkimin e përgjegjësve.

Sipas këtyre fajin e ka gjithë bota;  e kanë gazetarët, dëshmitarët, denoncuesit, viktimat por kurrë këta që duhet ti mbrojnë; por kurrë këta që duhet të mbajnë përgjegjësi!

Kur vritet një fëmijë në landfildin e Bashkisë, kur kryepolici dhunon një grua publikisht, kur shkolla lan duart nga përgjegjësia për fëmijën që dhunohet nga mësues, kur përdhunohen fëmijë mendërisht dhe fizikisht brenda shkollës apo prej rojtarëve të llumit, fajin e kanë të gjithë por jo këta që nuk mbajnë përgjegjësi.

Pastaj i përdorin dhe për “filma” e i mallkojnë siç do tmerroheshin po t’ia mallkonin fëmijët e vet.

Përveçse deshton të sigurojë brenda ambienteve shkollore garanci për të mos abuzuar qeveria  nuk reagon, as ndeshkon dhe as merr përgjegjësi.

Kjo qeveri i turret kujtdo per te zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri  civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja.

Papërgjegjshmërinë e kanë kthyer  në rregull!

Duhet dhe do t’i largojmë sa me  parë!”, shkruan Duma.

Të fundit