Flash News

KRYESORE

‘Të parandalojmë degradimin’, Meta publikon deklaratën e fortë të Këshillit Europian për demokracinë

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook një deklaratë të Këshillit Europian, si reagim pasi ky këshill miratoi udhëzimet ndaj qeverive, se si të mirëmbajnë ekuilibrat e demokracisë.

“Një angazhim që duhet mbështetur nga të gjithë që të parandalohet degradimi i standardeve demokratike të qeverisjes dhe shtetit të së drejtës”, shkruan Meta.

Deklarata e Këshillit të Evropës flet për demokracinë, që sipas këtij institucioni, është më shumë se shumica qeverisëse e një vendi.

Deklarata e plotë e Këshillit të Evropës:

“Komiteti i Ministrave ka rënë dakord sot për një listë kontrolli, që synon të sigurojë që fituesit e zgjedhjeve të mbështesin praktikat demokratike. Lista e kontrollit, e përpiluar nga Komisioni i Venecias, u jep udhëzime qeverive se si të mirëmbajnë kontrollet dhe ekuilibrat e demokracisë, pavarësisht se çfarë lloj sistemi përdoret në vendin e tyre.

Kjo nismë pason paralajmërimin e Komisionit të Venecias, i bërë publik nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, në raportin e vitit 2016, ku thuhej se disa qeveri për të fituar pushtetin në zgjedhje, po përpiqen të çmontojnë masat mbrojtëse demokratike, duke nxitur përmes ligjeve pa debat të mirëfilltë politik largimin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të pavarur. Lista kontrolluese thekson se demokracia është më shumë se “fituesi i merr të gjitha” dhe se shumica qeverisëse dhe opozita parlamentare kanë përgjegjësi të mbajnë praktikat demokratike efektive.”

Të fundit