Flash News

KRYESORE

“Të patrullojë plazhet dhe sheshet gjatë pandemisë”, policia greke: Ky nuk është misioni ynë, njerëzit janë të lirë

“Të patrullojë plazhet dhe sheshet gjatë

Përfaqësuesi i ELAS, Theodoros Chronopoulos deklaroi se policia greke nuk ka punë as në sheshe, as në plazhe si pjesë e masave të pandemisë.

Deklarata e  Chronopoulos iu përgjigj deklaratave të sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës së Rojeve Speciale të Atikës, i cili tha se në fundjavë Policia do të patrullojë plazhet, si pjesë e masave anticovid.

Përfaqësuesi i ELAS në deklaratën e tij, theksonte se policia "nuk ka punë as në sheshe, as në plazhe, përveç parandalimit dhe goditjes së krimit" dhe sa i përket masave për pandeminë, roli i saj është mbështetës dhe këshillues

" Prezenca e policisë krijon klimë pakënaqësie në popull dhe nuk është ky misioni i Policisë, njerëzit janë të lirë. Siç është paralajmëruar nga shteti, ne jemi në proces të de-përshkallëzimit të masave për uljen e pandemisë. Në këtë fazë, përgjegjësia dhe bashkëpunimi individual luajnë një rol mbizotërues në ruajtjen e së mirës së shëndetit publik.

Deri më sot, bashkëqytetarët tanë kanë marrë një qëndrim shembullor. Policia Greke në asnjë mënyrë nuk i policon veprimtaritë e qytetarëve. Policia nuk ka punë në sheshe apo plazhe, përveç parandalimit dhe shtypjes së krimit, por bashkëpunon dhe mbështet, këshillon  kur është e nevojshme, qoftë me një altoparlant.

Të fundit