Flash News

KRYESORE

Të përqafuar me Monikën dhe ‘selfie’ me Erën, Meta publikon foto nga pushimet familjare në mal

Presidenti Ilir Meta ka sjellë ditët e fundit përmes fotove mjaft momente nga pushimet në klimë malore.

Vazhdimisht ka promovuar edhe zona të ndryshme dhe atraksione turistike, kryesisht në Kosovë. Sot ai publikon foto me familjen nga Prevalla e Kosovës, ku ka qëndruar për 12 ditë me radhë.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa momente nga pushimet malore në Kosovë. U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë. 12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore, detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit”, shkruan Meta, i cili duket se i ka shijuar në maksimum ditët e freskëta të gushtit ‘përvëlues’.

Ai publikon ndër të tjera edhe foto me të shoqen, Monika Kryemadhi, si dhe vajzën e vogël, Erën.

Të fundit