Flash News

KRYESORE

Të prekurit me covid-19 në Shqipëri i tejkalojnë 1 mijë persona, nga sot 4 vatra ‘të nxehta’  

Të prekurit me covid-19 në Shqipëri i tejkalojnë 1 mijë

69 raste të reja u konfirmuan në 24 orët e fundit me covid-19 në Shqipëri, duke e çuar në total numrin e personave aktivë në 1014.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga sot konfirmohen tashmë 4 vatra ‘të nxehta’ covid, e kryesuar nga Tirana me 370 raste, Durrësi me 212, Shkodra 156 dhe Vlora 106 persona aktivë me covid-19.

Nga ana tjetër, tre persona humbën jetën së fundmi, në total nga fillimi i pandemisë 62 viktima të prekur me covid-19, por që sipas autoriteteve, kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Të dhënat e detajuara:

Humbje jete  62 (Qarku Tiranë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   370

Durrës 212

Shkodër 156

Vlorë     106

Fier        49

Lezhë    43

Korçë    28

Kukës    18

Elbasan 13

Gjirokastër 7

Berat      6

Dibër     6

Të fundit