Flash News

KRYESORE

Të prekurit nga tërmeti/ Rama debat me banoren në Laç: Je e martuar?... Dinamit qenke

Të prekurit nga tërmeti/ Rama debat me banoren në Laç: Je

Kryeministri Edi Rama sot ka takuar banorët e prekur nga tërmeti në Laç, si një nga zonat më të dëmtuara në 26 nëntor.

Pasi ka parë nga afër gjendjen e godinave të dëmtuara, Rama ka debatuar me disa nga banorët se si do të sistemohen në vijim, në kushtet kur shtëpia e tyre është e pabanueshme.

Një nga debatet me një banore, e cila kërkon shtëpi për prindërit e moshuar:

Banorja: Ne nuk po presim për ndihma, ushqime e batanije, unë për bukë nuk po vdes. Unë e kam humb punën në Zvicër se kam ardhur këtu se kam dy pleq në shtëpi. Dua të di çfarë do bëhet me ne. Më thuaj një vit do presësh, aq do pres. Nuk jam në çadër, as në shpi. Jemi s brenda –jashtë.

Rama: Në çadër nuk ka problem për moshën e babit tënd, se janë me energji brenda e tv. Babi me ty në çadër do jete deri kur të rindërtohet shtëpia. Edhe do e këtë shtëpinë e re më të mirë se sa e ke ti në Zvicër.

Banorja: Unë nuk kam shtëpi atje se unë me 3-mujorësh punoj. Po punojmë për copë të bukës.

Rama: Të lutem, po deshe këtë fjalën për copë të bukës mos ma përmend sepse shqiptarët as në mesjetë nuk e kanë patur problem copën e bukës.

Banorja: po ne s'po vëmë pasuri me 200 mijë lekë rrogë.

Rama: Nuk po të flas për pasuri, por shihe si je, i ke parë ata që janë për copë të bukës?

Banorja: Kush punon e fiton. Unë punoj 14 orë në ditë.

Rama: unë punoj 22 orë. Këtu është çështje standardesh e jam shumë dakord. Ka shqiptarë plot që duhet të marrin më shumë se copën e bukës. Shtëpinë do e kesh më të mirë se ai komshiu yt atje në Zvicër ku rri. Por do durosh se me mbyte. Sic ka ndodh këtë herë nuk ka ndodh ndonjëherë në Shqipëri. Mos fol shumë se Zoti po të dëgjon. Në 10 ditë të gjithë janë në çadra e hotele. Më shkatërroi.

Banorja: Jam shumë e vogël.

Rama: Ti e vogël? Pu-pu-pu , e martuar je?

Banorja: Jo

Rama: E di pse? Se kush të afrohet, trembet. Qenke dinamit, dinamit. Mos më mbyte, më more para.

Të fundit