Flash News

KRYESORE

Të premten CAS vendos për titullin e hequr të Skënderbeut, ish-sekretari i federatës zbulon pa dashje vendimin

Të premten CAS vendos për titullin e hequr të Skënderbeut,

Ditën e premte, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të marrë një vendim në lidhje me ankesën e klubit të Skënderbeut, pas heqjes së titullit kampion për sezonin 2015-2016 nga Komisioni i Etikës në FSHF pasi dyshohet se kanë trukuar disa ndeshje në Kategorinë Superiore.

Klubi korçar e cilësoi si të pabazuar vendimin e organit juridik të FSHF-së, duke ankimuar çështjen në KAS-in e Lozanës.

Nëse CAS do të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Etikës, atëherë titulli i kalon Partizanit, i cili u rendit në vendin e dytë në sezonin 2015-2016.

Megjithatë, ish-sekretari i FSHF-se, Eduard Prodani u shpreh në emisionin “Fair Play” se korçarët do ta rimarrin kampionatin e hequr nga federata.

“Kampionatin e hequr do ta marrin sërish pasi do të fitojnë në CAS”, ishin fjalët e Prodanit, i cili  nuk tha burimin e informacionit.

Deklaratën e Prodanit mund ta shikoni në videon e mëposhtme duke filluar nga 25:12.

https://www.youtube.com/watch?v=6o8NR8CzkbU

Të fundit