Flash News

KRYESORE

Të premten nis Kategoria Superiore, dy ekipe do t’i zhvillojnë të gjitha ndeshjet në transfertë

Të premten nis Kategoria Superiore, dy ekipe do t’i zhvillojnë

Sezoni i i ri Kategorisë Superiore do të fillojë të premten me ndeshjen hapëse mes Skënderbeut dhe Partizanit, që do të zhvillohet në Korçë në orën 16:45.

Megjithatë, kampionati ofron edhe një detaj interesant; Kukësi dhe Kastrioti do t’i luajnë të gjitha ndeshjet në transfertë pasi stadiumet e tyre nuk plotësojnë kriteret e kërkuara nga federata.

Kështu, stadiumi i Kukësit, i cili është një pretendent për të fituar kampionatin do të rikonstruktohet dhe drejtuesit kanë vendosur që ndeshjet të luhen në Elbasan, ndërsa Kastrioti do t’i luajë sfidat në Fushë-Krujë në stadiumin Redi Maloku, pasi stadiumi i tyre është në rikonstrusion e sipër.

Të fundit