Flash News

KRYESORE

Të pres nga ora 05.00 deri në 13.00, gazetari shpjegon ftesën e Metës për Ramën: Dekret për datë të re zgjedhjesh?

Të pres nga ora 05.00 deri në 13.00, gazetari shpjegon ftesën e

Sot, pritet të jetë një ditë intensive sa i takon zhvillimeve politike dhe mbi atë që do të ndodhë të dielën, më 30 qershor që sipas mazhorancës është datë zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore.

Presidenti Ilir Meta ka ftuar në takim dy liderët kryesorë politikë në vend, kreun e PS, Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Ky i fundit e ka pranuar ftesën, ndërsa kryeministri e ka refuzuar, me pretendimin se është i zënë në një periudhë të tillë zgjedhjesh.

Megjithatë, afati i pazakontë që i përcaktoi presidenti Ramës për ta pritur në zyrë, nga ora 05.00 e mëngjesit deri në 13.00 ra në sy dhe u shpjegua nga gazetari Robert Rakipllari në studion e ‘Open’ si një mundëi për një datë të re për zgjedhjet lokale.

“Presidenti duhet të nxjerrë nesër dekretin, që ai të hyjë në fuqi të premten, që është edhe dita e fundit”, tha Rakipllari, duke qenë se të dielën e 30 qershorit mazhoranca kërkon të hyjë në votimet për bashkitë.

Megjithatë, orët në vijim do të përcaktojnë se ç'do të ndodhë pas kësaj ftese tri ditè para zgjedhjeve.

Të fundit