Flash News

KRYESORE

“Të pret burgu”, Noka paralajmëron Ramën nga Shkodra

“Të pret burgu”, Noka paralajmëron Ramën nga Shkodra

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ndodhet në Shkodër, ku është bllokuar aksi rrugor Shkodër – Koplik. Për të, largimi i Ramës i hap rrugën zhvillimit të vendit, pasi ai ështe shkaktari kryesor i krizës politike.

“Është ai dhe vetëm ai që e ka katandisur Shqipërinë në këtë gjendje. Është përgjegjësi për krminializimin, kanabizimin dhe vjedhjen e votave. Ai është armiku i votës së lirë. Po konfirmon që është armiku i demokracisë. Largimi i tij i hap rrugën integrimit, sepse ai është armiku i integrimit. Sot ky vend është i destabilizuar dhe autori i vetëm është Edi Rama”, pohoi Noka pwr A2 CNN.

“Në rast se Kryeministri mendon se mund të hapë burgje kolektive ku të burgosë të gjithë shqiptarët, le ta tentojë. Do të përfundojë vetë aty. Nuk mund të fusë Shqipërinë në burg”.

Protesta e opozitës nisi në orën 18:00 dhe do të zgjasë deri në 20:00 me bllokimin e 12 akseve rrugore në të gjithë vendin. Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore pa Ramen kryeministër, e aftë të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të fundit