Flash News

KRYESORE

Të qara apo 'lot krokodili', tri herët kur Rama u përlot në publik: Nga fushata elektorale tek emisionet televizive

Ndonëse kryeministri Rama njihet si një person që nuk emocionohet, kjo gjë nuk mund të thuhet pas ardhjes në pushtet në vitin 2013.

E qara e parë në publik e Ramës ishte më 23 qershor të vitit 2017 në skenën e mitingut përmbyllës të fushatës në Tiranë. Kryeministri nuk i përmbajti dot lotët në momentin që në skenë u vu himni kombëtar.

E qara e dytë ishte më 31 dhjetor 2017 në emisionin 'E Diela Shqiptare', kur Rama surprizoi një fëmijë 9 vjeçar, i quajtur Leo, i cili vuante nga një sëmundje në kocka. Rama u shfaq në studio i veshur si Babagjysh dhe nuk i mbajti dot lotët teksa takoi vogëlushin, të cilit i ofroi një makinë, më të cilën të shkonte në shkollë dhe një fizioterapist që ta ndihmojë.

E qara e tretë e kryeministrit ishte gjatë ditës së hënë, kur ishte i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News 24. Ai shpërtheu në lot kur u përmendën akuzat e ish-kryeministri Berisha ndaj djalit të Ramës, Gregorit. “E kam parë unë me sytë mi djalin të futur poshtë krevatit të tmerruar dhe të gjithë familjen time të tmerruar”, tha Rama me lot në sy.

A janë këto raste kur Kryeministri është emocionuar vërtetë, apo 'lot krokodili'?

Të fundit