Flash News


KRYESORE

"Të rejat e fundit nga stadiumi dhe e ardhmja e Rejës", - zbërthehet Duka

"Të rejat e fundit nga stadiumi dhe e ardhmja e Rejës", -

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë të gjatë te News24 për stadiumin e ri. Ai është i sigurt se do të inagurohet në ndeshjet e nëntorit dhe asgjë nuk e ndryshon këtë fakt.

Inagurimi  - "Punohet me intesitet dhe do të vazhdohet të punohet deri më datë 17 nentor duke bërë gati që ky stadium do të inagurohet dhe për këtë po i japim dorën e fundit përgatitjeve. Kanë ardhur përfaqësues nga UEFA, kameranë dhe media nga Franca dhe ne kemi mbajtur shënim të gjitha vërejtet që kanë pasur dhe po i riparojmë. Gazetarët do të vendosën në katin e parë ku është dukur më e përshtatshëm për ta. Nuk ka asnjë dyshim që ky stadium do të inagurohet ndaj Francës, përveç forcave madhore që nuk varen nga njërzit”.

Emri i stadiumit - “Ne jemi në proces dhe kjo do të përfundohet para inagurimit. Janë disa oferta për emrin dhe uroj të arrijmë në një përfundim të kënaqshëm para datës 17 nëntor. Tribunat do të kenë emra personazhesh sportive apo historik të Shqipërisë".

Reja - "Besoj se do të jetë në krye të skuadrës. Nuk ka dyshime nga ana jonë, por duhet firmosur kontrata për ta bërë zyrtare”.

 

Të fundit