Flash News

KRYESORE

Të rinjtë fërshëllejnë, Rama u tregon pyllin: Ti me gjyslyke jepi fund këngës së fytit

Të rinjtë fërshëllejnë, Rama u tregon pyllin: Ti me

Fjala e Kryeministrit e mbajtur gjatë panairit të parë të sporteve të aventurës në Ditën e Rinisë, është  shoqëruar me fërshëllima të cilat e kanë bezdisur kryeministrin.

Rama u është drejtuar të rinjve që fërshëllenin duke i etiketuar si bilbila e më pas u ka treguar pyllin .

”Kam një sugjerim këtu për disa djem që fërshëllejnë nga kënaqësia. Këtu afër është pylli, mund të shkoni të hipni nëpër pemë dhe të fishkëlleni ndërkohë të tjerët, shumica dërrmuese që kanë ardhur këtu për të dëgjuar të dëgjojnë. Dakord bilbila, ja ku e keni pyllin, ju 10 bilbila që jeni këtu, qe fërshëlleni nga kënaqësi, dilni në pyll, hipni nëpër pemë e fishkëlleni, sepse këtu jemi natyrisht për turizmin e aventurës, por jemi ne nje dite te shënuar qe eshte dita e Rinise dhe ministri me tha qe janë ftuar te gjithë ata qe kane te bëjnë direkt me këtë aktivitet shume të rëndësishem ekonomik e social te vendit qe eshte i lidhur jo vetem me agjencite, por edhe me sherbimet qe ofrohen dhe me ata nxënës që i ofrojnë këto shërbime ”, tha Rama.

Por  fjala e tij nuk i ka ndalur të rinjtë, ndërkohë që Rama fliste, fërshëllimat vazhdonin.  Kryeministri ju është drejtuar serish: Më duket e padrejtë që ndërkohë, që disa bilbila vazhdojnë dhe fërshëllejnë, e përsëris nuk jemi në pyll këtu, pylli është afër, dakord? Unë nuk hyj te ata që dorezohen, ti me gjyslyke që të shof atje, që kë gjithë kohës me gishta në fyt është shumë mirë që t’i japësh fund këngës së fytit ose të shkosh në pyll. 

Të fundit