Flash News

KRYESORE

Të rinjtë mblidhen dhe i presin Edi Ramës biletën e avionit për në Kolumbi; është vetëm vajtje, nuk ka kthim

Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së kanë protestuar sërish përpara Ministrisë së Brendshme, ku kanë kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt. Protestuesit janë shprehur se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian po mbahet peng nga kryeministri Edi Rama dhe skandalet e ministrave të tij.

Ata mbanin në duar një ‘biletë’ për kryeministrin Rama, e cila ishte vetëm vajtje për në Kolumbi, ndërkohë që nuk kishte një biletë kthimi. Sipas të rinjve, vetëm ky shtet mund t’i japë azil Ramës, Xhafajt dhe Saimir Tahirit.

Data e nisjes nga aeroporti 'Nënë Tereza', sipas kësaj 'bilete', është më 4 korrik, në ditën e lindjes së kryeministrit.

Deklarata të bëra gjatë protestës:

Të rinjtë i kanë prerë biletën Edi Ramës që po e mban peng integrimin e Shqipërisë. Destiancioni i Ramës është për në Kolumbi, vetëm vajtje, pasi vetëm Kolumbia mund t’i japë azil Edi Ramës, Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit.

A mundet një vend të bëjë progres drejt BE-së me një ish-ministër të Brendshëm që po hetohet për trafik droge dhe drejtësia e kapur nga Edi Rama e le të lirë?

A mundet që një vend të bëjë progres drejt BE-së kur ministri i Brendshëm e ka vëllain të dënuar për trafik droge, ka falsifikuar ligjin për të mos ia dorëzuar drejtësisë italiane, si dhe i ka ofruar mbrojtje të vëllait për të vazhduar trafikun e jetuar i lirë në Shqipëri?!

Droga shqiptare është kthyer në problem për Europën. Dy ditë më parë sërish Italia kapi 2.5 ton kanabis ‘made in Edi Rama’.

Natyrisht që ky trafik dhe kanabizimi i Shqipërisë do ishte i pamundur pa bekimin e Edi Ramës. Edi Rama erdhi në pushtet me krimin dhe po e mban atë përmes krimit dhe parave të drogës me të cilat blen vota, vlen gjyqtarë dhe prokurorë.

Amerika e ka thënë qartë se paratë dhe presioni po mbrojnë Saimir Tahirin, peshkun e madh. Gjermania e tha sërish sot. Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave. Tahiri është peshk i madh. Xhafaj duhet të dorëhiqet.

Fatmir Xhafaj është pengesa tjetër e Shqipërisë drejt Europës.

Sot çdo shqiptar e ka të qartë se Edi Rama është pengesa kryesore e Shqipërisë në Europë. Ne kemi dhënë prova se kur ekziston dëshira dhe vullneti ia dalim siç bëmë me NATO-n, me statusin e vendit kandidati që mbajti peng Edi Rama dhe me liberalizimin e vizave.

Ne duhet të marrim në dorë fatin tonë sepse me Edi Ramën ka veç krim e drogë dhe shqiptarë në emigrim...

Të fundit