Flash News

KRYESORE

“Të rinjtë s'përfaqësojnë opozitën”, deputeti i Ballit Kombëtar replikon me Dukën: Jepi robo, të gjithë meritojnë 15 minuta famë

Deputeti i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi i cili pranoi mandatin e deputetit, pasi opozita e bashkuar ‘dogji’ unanimisht mandatet ka replikuar në rrjetet sociale me kreun e PAA, Agron Duka.

Pasi ky i fundit ka publikuar në profilin e tij një intervistë në një të përditshme me titull “ Deputetët e rinj nuk përfaqësojnë opozitën”, bie në sy komenti i deputetit të Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili tenton ta ironizojë duke përdorur ironinë që vetë Duka i cilësoi deputetët që pranuan mandatin, si produkte OMGJ dhe jo BIO (OMGJ do të thotë organizëm i modifikuar gjenetikisht). 

“Eh more Agron, po ju që ishit i pesti në listë në qarkun e Durrësit, OMGj ishit?”, shkruan Alimadhi, ndërsa Duka i përgjigjet me të njëjtën ironi: “Jepi robo, të gjithë meritojnë 15 minuta famë, ju priftë e mbara...”.

Të fundit