Flash News

KRYESORE

"Të rritesh në një familje të sëmurë është e vështirë", Gigi tregon jetën e saj pas kuintave të famës

"Të rritesh në një familje të sëmurë

Ndërsa ne i shohim që bëjnë një jetë luksozë, në kopertinat e revistave më të rëndësishme, jo gjithmonë të famshmit dhe yjet hollivudiane e kanë pas të lehtë. Një nga modelet më të famshme dhe shumë e ndjekur nga fansat, Gigi Hadid ka treguar për revistën "Elle" se sa të vështirë e ka pasur të kujdesej për familjen e saj.

Familjarët e saj kanë qenë të prekur nga një sëmundje që quhet "Lyme" dhe Gigi e ka përjetuar shumë këtë histori, pasi i duhej që e vetme të kujdesej për familjen e saj.

“Të rritesha në një familje ku të tre pjesëtarët ishin të sëmurë më bëri shumë të pavarur. Nëna ime nuk mund të drejtonte makinën ose të çohej nga shtrati për disa ditë, kështu që unë çoja vëllanë në shkollë ose përgatisja drekën. Por ndihesha edhe disi fajtore që isha e vetmja në familje që nuk mund t’i kuptonte atë që po kalonin. Është e vështirë kur e gjithë familja është duke vuajtur dhe ti nuk e di çfarë të bësh”- ka thënë modelja simpatike.

Ndërkohë, e pyetur dhe për motrën e saj Bella Hadid, Gigi ka thënë se ajo është frymëzimi i saj.

Të fundit