Flash News

KRYESORE

“Të shkarkohet Arben Ahmetaj”, minatorët protestë përpara Kryeministrisë: Statusin e duam sot

“Të shkarkohet Arben Ahmetaj”, minatorët protestë

Minatorë nga i gjithë vendi kanë protestuar sot përpara Kryeministrisë ku kanë kërkuar miratimin e statusit. Protestuesit i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të miratojë që sot statusin e minatorit, ndërsa e kanë akuzuar për mashtrim dhe për mosmbajtje të premtimit.

Minatorët nuk janë ndaluar me keq, por kanë bërë dhe thirrje politike kundër ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Ata kanë kërkuar shkarkimin nga detyra të ministrit Ahmetaj, të cilin e konsiderojnë pengesë për këtë proces.

Javën e kaluar u zhvillua një protestë e ngjashme nga minatorët, por pavarësisht vendimit të tyre për të mos u tërhequr nga kërkesa për statusin, Qeveria e majtë nuk ka reaguar ende, duke u përpjekur ta kalojë këtë çështje në heshtje.

Të fundit