Flash News

KRYESORE

Të shkarkuarit nga vettingu kërkojnë drejtësi, krijojnë shoqatë dhe i nisin letër AP: Ka të emëruar në organet e rivlerësimit që kanë gënjyer

Të shkarkuarit nga vettingu kërkojnë drejtësi, krijojnë

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu krijojnë një shoqatë. Shoqata e quajtur “Drejtësi për Drejtësinë” ka hedhur hapin e parë për të kërkuar “llogari” në lidhje me nxjerrjen e tyre nga sistemi i drejtësisë.

Përmes një letre dërguar Avokatit të Popullit kjo shoqatë ka kërkuar verifikimin e procedurës së përzgjedhjes dhe dokumentacionin e anëtarëve të organeve të vettingut.

Shoqata pretendon se nga verifikimi që ata i kanë bërë dokumentacioneve të paraqitura nga disa anëtarë të organeve të vettingut, kanë dalë në konkluzionin se një pjesë e mirë e aplikantëve që sot janë emëruar në organet e rivlerësimit kanë gënjyer dhe kanë paraqitur dokumente të paplota dhe të pasakta.

Të fundit