Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A do të shkojë Rama në SHBA për t'iu mësuar hebrejve si votohet kundër Izraelit?
Gentian Gaba
Nesër, Kryeministri i Shqipërisë do të jetë një nga folësit në Konferencën vjetore të Komiteti të Çështjeve Publike Amerikano-Izraelite, që mbahet në Uashington D.C.
AIPAC, akronimi në anglisht, nuk është thjeshtë një nga grupet lobuese më të fuqishme në Amerikë, por konsiderohet si avokati i politikave pro izraelite në Kongresin dhe Ekzekutivin e Shteteve të Bashkuara
Në këtë konferencë, mijëra delegatë nga të gjitha shtetet marrin pjesë për të dëgjuar diskutimet mbi rrugët e fuqizimit të aleancës SHBA-Izrael dhe shtetit të Izraelit. Ndër folësit, të cilët janë më shumë se dyqind dhe nga fusha të ndryshme, do të jenë edhe figura politike si zëvendës-presidenti i SHBA-ve, Mike Pence; kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu; ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman; ambasadorja e SHBA-vë në OKB, Nikki Haley, si dhe shumë figura të njohura nga Senati dhe Kongresi.
Pas këtij prezantimi të eventit, disa pikëpyetje lindin natyrshëm mbi arsyet që do të bëjnë që Rama të heqë yllin me pesë cepa, që ka zakon të mbajë në atdhe, për të vendosur yllin me gjashtë cepa të Davidit.
Pse Kryeministri ynë, qeveria e të cilit dha një votë pro Jemenit e Turqisë, kundër Izraelit dhe SHBA-ve në OKB, duhet të ftohet në një festë të semitizmit?
Pse Mike Pence duhet të ndajë të njëjtën foltore me atë që konsideronte ardhjen e Trump në pushtet, pra edhe të tij, një rrezik për botën?
Pse një kryeministër i majtë, pra i regjur në mitin e Palestinës, ftohet në folenë e së djathtës pro izraelite të dominuar nga Republikanët dhe të influencuar nga Likudi?
Nëse "ftesa" e AIPAC do të ishte gjenuine, mos ndoshta do duhej t'i drejtohej Presidentit të Republikës, institucionalisht i përshtatshëm për të përfaqësuar unitetin e popullit duke qenë Kryetar i Shtetit?
Kasnecët mediatik të mazhorancës, që janë përherë të gatshëm për të treguar këndin mavi të ngjarjeve, nisën të thonë se përmes kësaj lëvizje Uashingtoni, ashtu si Izraeli, konfirmojnë edhe një herë se kanë besim tek qeveria shqiptare dhe se vota e Shqipërisë kundër në OKB për Jeruzalemin nuk ka ndikuar aspak në marrëdhëniet mes vendeve respektive.
Sigurisht marrëdhëniet midis popullit shqiptar dhe atij të Izraelit shtrihen në kohë, dhe janë çimentuar nga vlerat e mikpritjes që kemi treguar në momentet më të vështira për 'bijtë e Abrahamit'. Po ashtu edhe marrëdhënia jonë me “Dajën Sam” mund të lëkundet në periudha të ndryshme, por kurrë nuk do të dalë nga respekti wilsonian, që tashmë është shekullor.
Megjithjatë, trajtimi që disa media, dhe Rama vetë, po i bëjnë kësaj “ftese”, dëshmon se nga ana e mazhorancës ka një rrekje të pa justifikuar, për të rrëfyer një “romancë” me Uashingtonin dhe Tel Avivin. Mesa duket ishte një brengë morale që kërkonte të shkarkohej prej kohësh.
Nxitimi për të transformuar një takim lobistësh, në të cilën pjesëmarrësit paguajnë ftesat e tyre sa “frëngu pulën”, në një event ndërkombëtar që mund të krijojë efekte pozitive për marrëdhëniet midis tre shteteve, më shumë se aktet politke me relevancë juridike, si votimi në OKB, nxjerr në pah qëllimet e vërteta të kësaj vizite. “Ftesa”, po valëvitet për të bërtitur anembanë vatanit: “Shikoni, më ftuan, nuk ka ndodhur gjë, jemi miq si më parë”.
Pak rëndësi ka se një nga pikat e diskutimit të Konferencës do të jetë “Sulmi ndaj Izraelit në Organizatat Ndërkombëtare”, që i referohet miratimeve të rezolutave në OKB; në të cilat ne bënim pjesë në 'këmbësorinë' që iu sul 'mureve të Jeruzalemit'.
Oportunizmim dhe dyfytyrësnë do ta shijojmë ne që jemi mësuar me mashtrimet “sy më sy”; organizatorëve të Konferencës iu mjafton një transfertë bankare nga ai që kërkon të blejë një mikrofon dhe karrige midis folësve.
Ata që tashmë janë të stërvitur me lobimin e partive shqiptare matanë Atlantikut (mjafton të kujtoni fotografitë Rama-Obama, Basha-Trump), “ftesa” e siguruar nga Kryeministri, nuk është një “ndreqje” e marrëdhënieve me këto shtete, por thjesht një gjest marketingu, një akt propagande për konsum të brendshëm. Kjo “ftesë” e blerë, do t’iu shitet konsumatorëve të bananeve këndej Atlantikut si një fitore ndërkombëtare. Pak rëndësi ka origjina e parave që kanë ndërmjetësuar “ftesën”, sepse tepsia është gjithmonë plot për kësisoj shpenzimesh.
Ajo që do të ketë rëndësi ditën e nesërme, është mënyra sesi një fotografi me Mike Pence, faqet e të cilit do të kenë ende mbi to pështymën e puthjeve të Ramës, do të na tundet përpara si sukses i kësaj fushate në tokë yankee.
Për ata që shohin në mënyrë dyshuese këto aventura ndërkombëtare, beteja për vëmendje ditën e nesërme do t’ju duket një spektakël qesharak; por mos të harrojnë se mund të shkonte edhe më keq.
Nëse zonja Clinton, atë nëntor të vitit 2016, do të bënte detyrën e saj ndaj Trumpit, sipas pritshmërive të atyre që këshilluan Ramën t’iu fliste amerikanëve si “socialistja e Beratit”; Kryeministri do t’ia kursente vetes këtë vizitë të shtrenjtë për t’iu mësuar hebrenjve sesi votohet kundër Izraelit. Me një “shoqe” në Shtëpinë e Bardhë shumë gjëra do të ishin ndryshe, por sigurisht jo për Shqipërinë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38