Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Presidenti i Kosovës duhet salutuar për kurajon për të luajtur një ‘lojë të madhe’, duke u munduar të përfitojë nga rrezja opake e një krisjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe BE. Duhet guximi i një njeriu të luftës (ose marrëzia) për një lëvizje të tillë, një ekskursion në akullin e ngrirë të euro-atlanticitetit, që pas ardhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë të Presidentit Trump, dhe përpjekjes për të nxjerrë prej këtej përfitimet politike të rastit. A ishin ato përfitime personale apo kombëtare është një pyetje që kërkon... epo, të ndani pak minuta me reflektimin e mëposhtëm.
Ajo që vlen këtu ka të bëjë me sjelljen e Thaçit (dhe të Ramës) kur lëvizja e parashikuar solli atë pasojë para së cilës jemi. Ngrirjen e bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, thirrjen nën akuzë të Presidentit të Kosovës, dhe ‘mbylljen’ e krisjes në marrdhëniet euro-amerikane, që Thaçi and Co. deshën të shfrytëzonin, duke krijuar një rupturë vetëdijësuese.
Natyrisht, do të flisnim një tjetër mendje sot, nëse Thaçi do të kishte shkuar në Uashington duke përmbyllur një marrëveshje, por analiza është më e sigurt kur merremi me atë që ka ndodhur, jo me variantin e hamendësuar.
Nuk mund të thuhet shumë për sjelljen e Thaçit pas ‘ngrirjes’, edhe për faktin se, duke qenë nën akuzë, Presidenti i Kosovës kërkon që të jetë ‘elegant’. Për nevojat e veta, duke mos krijuar kosto dhe konsum të dëmshëm, apo qoftë edhe acarim të mëtejshëm të ‘të tretëve’ që, qartësisht lobuan që ‘bllokimi’ i marrëveshjes të ndodhte.
Ndoshta kjo, por, pse jo, edhe urtia e fituar në luftë dhe në paqe, e shpjegon një Thaç të kursyer. Përkundër një Rame, aleat i tij në shtyrjen përpara të një marrëveshjeje aspak të qartë me Beogradin, përkrahur nga një ‘bërthamë amerikane’, por kundërshtuar me forcë nga BE dhe posaçërisht nga Gjermania.
Vizita e Ramës në Kosovë, sloganet e tij me bashkim dhe pajtim, tërheqja e padisë kundër Ramush Haradinajt, përpjekja për të luajtur ‘babain e kombit’, i japin vlerë maksimës ‘patriotizmi është streha e fundit e maskarenjve’.
Paradoksalisht, si Thaçi dhe Rama, vendosën ta luajnë më vete dhe pa kombin skenarin e paktit me Beogradin, duke menduar se do ta përmbyllnin me njëfarë fitoreje, dhe kur fati u shërbeu një dështim, ata vendosën të bëhen me kombin dhe me të tjerët. Ky është një nivel hipokrizie që duhet t’ua vëmë në dukje, që atyre t’u mbetet dështimi, por jo me shpenzimet e naivitetit tonë. Ndërsa Hashim Thaçi nuk koncpetualizoi dot fuqinë gjermane në Europë dhe në çështjet e gadishullit ballkanik, ai nuk arriti të kapte as dy elementë, ndoshta më delikatë, të balancës dhe kundërbalancës politike dhe personale në çështjet ndërkombëtare. Aversionin që zgjonte në Berlin emri dhe profili i ‘skifterit’ të Trump-it Ric Grenell, por edhe faktin se Departamenti i Shtetit mbetet ende klintonian, të paktën në kuptimin që i jepet në ministrinë më të rëndësishme amerikane vendit të ShBA në botë. Departamenti, me sa duket, është ende në rendin botëror që fillon me Bush Sr. duke mbërritur te Klintoni dhe Bush Jr., dhe është në mospajtim me rendin trumpian që kërkon izolacionizëm amerikan shoqëruar me ‘let’s make a deal’, pa filozofi të qartë të Pax Americana-s.
Sa i takon Edi Ramës, ora e tij duhet të ketë lëshuar një tringëllimë të fortë zgjimi nga deliri i ‘liderit botëror’. Tek bareste dje zyrë më zyrë nëpër Prishtinë, me një kostum ngjyra e të cilit të kujtonte shefat e Ballkanit, por të kohës së Titos dhe Enverit, bojë apartçikësh komunistë dmth, kryeministri i Shqipërisë ngjante si një lojtar në nxemje me pak shpresë për minutazh. I nisur për të lobuar më të mëdhenjtë dhe për të bërë vend në tryezën e historisë dhe paqes, kaherë i kapur në idenë se ai mund të aktualizonte për konflitin shqiptaro-serb zgjidhjen franko-gjermane, gjermanët dhe francezët bashkë, me një dozë amerikane në të, i bënë një tampon të reality check ku ai rezultoi negativ.
Shëtitja nëpër albanosferë, duke shitur temjanin e kërcënimit të çështjes shqiptare për të trembur një djall që është ai vetë, duhet soditur si tragji-komike.
Nuk ka pasur një kërcënim për Kosovën në atë rend liberal të marrdhënieve ndërkombëtare që kemi njohur deri në ardhjen e Trump-it. Paparashikueshmërisë së tij dhe zellit amator të njerëzve afër me të iu bashkua protagonizmi folkloriko-ballkanik dhe nevojat politike të Thaçit dhe Ramës. Kjo përzierje bizare e prodhoi kërcënimin. Kjo nuk është për të thënë se një marrëveshje shqiptaro-serbe nuk është e duhur dhe e mirëpritur. Por, sa i takon asaj të Thaçit, Ramës dhe Grenellit, jemi në terr.
Atë gjë për të cilën nuk dimë asgjë jemi të detyruar ta dyshojmë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38