Flash News

KRYESORE

“Të shohim a do gjeni burra”, Gjiknuri s’mban të qeshurën nga propozimi i deputetes së PS; Manja e ndërpret  

Komisioni i ligjeve shqyrton sot projektligjin për Kodin Zgjedhor. Duke u ndalur te çështja e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor, deputetja e PS, Vasilika Hysi ka kundërshtuar kolegët e saj se Kolegji Zgjedhor duhet të përbëhet me më shumë gra se sa burra, pasi këta të fundit rezulton se shumë prej tyre nuk e kanë kaluar procesin e vettingut në raport me gratë.

“Shqetësimi që ka zoti Gjiknuri nuk qëndron. Sipas një studimi të publikuar një javë më parë, lidhur me rezultatet e vettingut, rezulton se kanë kaluar këtë proces më shumë gratë gjyqtare se sa burra.

Përqindja  është dy herë më e lartë te gratë se sa burrat. Do shikojmë a do gjeni burra për të përfaqësuar të paktën 30%”, tha Hysi, e cila ndërpritet nga kryetari i komisionit Ulsi Manja.

“ Të lutem zonja Hysi, ju lutem kolegëve të jemi racionalë”

“Zoti kryetarë, ne kemi të drejtë të flasim sepse jemi anëtarë të komisionit, dëgjuam Këshillin Politik, tani Këshilli duhet të dëgjojë anëtarët e komisionit. Në këtë parlament në 2008-ën kemi miratuar një ligj për barazinë gjinore, ku në çdo organ duhet të ketë minimumi 30% të secilës gjini.

Uroj që edhe në Kolegjin Zgjedhor të ketë 30% të secilës gjini. Le të jenë 70% gra dhe 30% burra”, përfundoi Hysi.

Të fundit