Flash News

KRYESORE

Të shqetësuar për 30 qershorin/ Ambasada Amerikane mesazh shtetasve të saj: Jini vigjilentë, ka shenja për dhunë të pashmangshme

Ambasada Amerikane i sheh me shqetësim zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri.

Ky shqetësim vjen për shkak të situatës në disa KZAZ të vendit gjatë ditëve të fundit.

Kështu, Ambasada Amerikane u ka dërguar një mesazh të gjithë shtetasve të saj që punojnë dhe jetojnë në vendin tonë, të jenë vigjilentë gjatë ditës së zhvillimit të zgjedhjeve, e po ashtu edhe gjatë numërimit të votave që, sipas Ambasadës mund të zgjasë edhe disa ditë në disa  zona.

“Më 30 qershor, qendrat e votimit do të hapen në orën 7 të mëngjesit për t’u mbyllur zyrtarisht në orën 7 të darkës, ndërsa numërimi i votave në qendrat e numërimit mund të zgjasë disa ditë në disa bashki. Ambasada theskeon se incidentet e kohëve të fundit të lokalizuara të dhunës kanë vënë në shënjestër zyrtarët e zgjedhjeve dhe materialet e votimit, duke ngritur perspektivën e dhunës shtesë ose shqetësimeve të tjera në ditën e zgjedhjeve, në ditët që i paraprijnë 30 qershori si dhe gjatë numërimit të votave në qendrat e numërimit.

Ambasada Amerikane këshillon shtetasit e saj të tregohen vigjilentë në vendet e votimit, qendrat e numërimit dhe zyrat zgjedhore si dhe të shmangin çdo zone ku ka shenja për dhunë të pashmangshme dhe të vazhdueshme’, thuhet në njoftim.

Po ashtu dje Këshilli i Evropës tërhoqi vëzhguesit e zgjedhjeve për shkak të pasigurisë në organizimin e vendoreve dhe rrezikut që ata shohin në disa zona.

Të fundit