Flash News

KRYESORE

Të shquar të drejtësisë, artit dhe sportit e kulturës, personazhet që nderuan Metën në podium

Të shquar të drejtësisë, artit dhe sportit e kulturës,

Njerëz të shquar të fushave të tyre, si Ledi Bianku i së drejtës ndërkombëtare, artistë si Bujar Kapexhiu, Edmond Budina dhe Neritan Liccaj, diplomat si Agim Nesho, sportist si boksieri shqiptar Kristian Demaj ishin figurat e thirrur nga Presidenti Ilir Meta, për të folur në tubimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ledi Bianku, ish-gjyqtari shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, një figurë e shquar e së drejtës ndërkombëtare ishte i pari që hapi manifestimin. Gjyqtari Bianku zbuloi arsyet e forta pse e pranoi ftesën e Presidentit Meta për të marrë pjesë në këtë manifestim, ku e para dhe më e rëndësishmja, sipas tij, ishte pikërisht fakti që në vendin tonë nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Ish- ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho është shprehur se shkelja e Kushtetutës është kambanë alarmi për të gjithë shqiptarët të majtë dhe të djathtë si dhe i ka bërë apel qytetarëve ta mbrojnë atë.

Artisti Bujar Kapexhiu tha se “mallkuar qofshin ata që shpikën shuplakat. U bëj thirrje intelektualëve të vërtetë, të gjithë së bashku të mbrojmë atë që është e vërtetë, të mbrojmë Kushtetutën”.

Kampioni i boksit, Kristian Demaj, i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në mbarë botën të kthehen në vendin e tyre dhe t’i bashkohen këtij manifestimi.

Mes personazheve që kanë folur ka qenë edhe studentja e drejtësisë Oneda Skënderi. Ajo tha se të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë.

Aktori dhe regjisori Edmond Budina ka marrë fjalën dje shprehet se nuk ka ardhur si mik i Presidentit Meta por i vihet në krah për Kushtetutën. Sipas artistit “neodiktatura që po përpiqet që të instalohet dhe të përdhosë Kushtetutën nuk ka për të fituar”.

Të fundit