Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në Tiranë, një person i arrestuar dhe një në kërkim

Të shtëna me armë në Tiranë, një person i

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmë në kryeqytet rreth orës 22:25 në rrugën “Bardhyl”. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ka pasur të shtëna në ajër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhooja dhe nuk ka pasur të lënduar. Në pranga ka përfunduar 37 vjecari Sandër Dapaj, i cili ka qenë i dënuar dhe më parë dhe është shpallur në kërkim pronari i lokalit lloto sporti 44 vjecari me iniciale K.S.

Ata akuzohen se janë përfshirë në konflikt për motive të dobta.

Të fundit