Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, djali qëllon vajzën dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një djalë ka qëlluar me armë zjarri një vajzë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të vetes.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, pranë spitalit “Nënë Tereza”. Ata janë dërguar menjëherë në spital ku ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

 Dyshohet se të rinjtë ishin çift dhe kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Të fundit