Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë brenda lokalit në Vlorë, policia jep detaje

Të shtëna me armë brenda lokalit në Vlorë, policia jep

Policia e Vlorës ka dhënë detaje sa i takon ngjarjes së ndodhur pasditen e sotme ku pati të shtëna me armë zjarri në një lokal në vendin e quajtur “Sahati”.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Besmir Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka shtënë një herë me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali. Fatmirësisht nga e shtëna nuk ka të lënduar.

Reagimi i policisë, ndihmuar dhe nga shtetasit e pranishëm në lokal kanë bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e shtetasit Besmir Gj., i cili tashmë ndodhet në ambientet e DVP. Vlorë, për veprimet e mëtejshme hetimore.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë.

Të fundit