Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në dy xhami, të paktën 30 të vdekur në Zenlandën e Re

Të shtëna me armë në dy xhami, të paktën 30

Një sulm me armë zjarri ka tronditur Zenlandën e Re këtë të premte.

Persona të armatosur kanë hapur zjarr në dy xhamitë e mbushur me besimtarë myslimanë, në Christchurch duke shkaktuar të paktën 30 viktima dhe mbi 50 të plagosur.

Ngjarja ndodhi në xhaminë Al Noor dhe xhaminë Masjid në periferi të Linwood. Policia në Christchurch ka pohuar se ka arrestuar katër persona, mes tyre edhe një grua, si autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë.

Policia po heton mbi ngjarjen nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Të fundit