Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në një lokal, vriten 4 persona, plagosen 5 të tjerë në SHBA

Të shtëna me armë në një lokal, vriten 4 persona,

Katër persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një bar në Kansas të Shteteve të Bashkuara.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:27 të mëngjesit (2:27 e.m. ET), raporton CNN.

Oficerët e policisë kanë gjetur katër persona të vdekur brenda lokalit, kurse pesë të tjerë u transportuan në spitalet e zonës, të gjithë në gjendje të qëndrueshme, tha Thomas Tomasic, zëdhënësi i policisë.

Viktimat nuk janë identifikuar ende. Po ashtu, edhe autori i dyshuar nuk është ndaluar dhe policia nuk ka një përshkrim të mjaftueshëm rreth tij.

Të fundit