Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, një nxënëse e vdekur, dy të plagosur

Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA,

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë të mesme në Alabama, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për pasojë një nxënëse 17-vjeçare humbi jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Të shtënat u shënuan brenda shkollës  “Huffman High School”, ndërsa sipas policisë dyshimet e para lidhen me të shtëna aksidentale.

Sipas mediave vendase viktima është identifikuar si Courtlin Arrington, e cila ndërroi jetë rrugës për në spital.

Shkak i ngjarjes është bërë një nxënës i armatosur në shkollë, i cili ka shkrepur armën pa dashje në momentin që po ua tregonte shoqeve të klasës.

Të fundit