Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në Radhimë, emri dhe banesa nga ku autori qëlloi mbi policinë

Të shtëna me armë në Radhimë, emri dhe banesa nga ku

Pasditen e sotme, në zonën e Radhimës në Vlorë, një person, i cili rezulton i shpallur në kërkim, qëlloi me armë zjarri ndaj policisë teksa kjo e fundit kishte shkuar për ta arrestuar atë.

Policia i është kundërpërgjigjur me zjarr ndërsa të shtënat kanë shkaktuar panik tek pushuesit dhe banorët e zonës.

Në foto është banesa ku mendohet se strehohej autori i cili qëlloi në drejtim të uniformave blu. Policia ka rrethuar zonën ndërsa bëhet e ditur se autori është Jorgaq Gjini, 38-vjeç i cili mësohet se ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Të fundit