Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në Skarpar, i sëmuri mendor qëllon edhe drejt policisë

Të shtëna me armë në Skarpar, i sëmuri mendor

Një person ka qëlluar në ajër disa herë me armë zjarri mbrëmë në Skrapar.

Sipas të dhënave nga polici, 57 vjeçari vuante nga problemet mendore, ndërsa ka qëlluar edhe në drejtim të punonjësve të Policisë dhe më pas është mbyllur në banesë.

“Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas”, sqaron policia.

 

Të fundit