Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në Tiranë, humb jetën një 17-vjeçare, plagoset një 23-vjeçar

Të shtëna me armë në Tiranë, humb jetën një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një 17-vjeçare është vrarë me armë zjarri ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një 23-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës rreth orës 18:17, ndërsa thuhet se 17-vjeçarja ka humbur jetën në spital.

I plagosuri me iniciale E.B ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 26.12.2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç.

Shtetasia B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Të fundit