Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në Tiranë, policia gjen gëzhojat por jo të plagosur. Dëshmitarët: U qëllua biznesmeni

Të shtëna me armë në Tiranë, policia gjen gëzhojat

Në zonën e ish-Parkut të Autobusave në Tiranë është raportuar mbrëmjen e sotme për të shtëna me armë. Policia ka mbërritur në vendngjarje, në rrugën ‘Shefqet Musaraj’, ku ka gjetur dy gëzhoja por asnjë person të plagosur.

Uniformat blu kanë rrethuar të gjithë zonën dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen aty. Edhe nga inspektimi në spitalet e kryeqytetit, deri më tani nuk është identifikuar asnjë person i plagosur që mund të lidhet me këtë ngjarje.

Gjithsesi, dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë deklaruar se është qëlluar me armë drejt pronarit të një pike bastesh, por ky pretendim nuk është ende i konfirmuar.

Të fundit