Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë te Komuna e Parisit, ekzekutohet me armë me silenciator një person

Të shtëna me armë te Komuna e Parisit, ekzekutohet me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit, pranë Qendrës Kristal.

Burime bëjnë me dije se atentati është kryer ndaj 40-vjeçarit, Hekuran Billa, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Mësohet se, viktima është vrarë në makinë me armë me silenciator. Ndërkaq, policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorit/ve.

Të fundit