Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë zjarri brenda lokalit të aktivistit të LSI në Kukës

Të shtëna me armë zjarri brenda lokalit të aktivistit

Një tjetar përplasje me armë zjarri është regjistruar sot në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Novosej ku një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pas një konfrontimi me klientët e një lokali.

Mësohet se incidenti ka ndodhur në ambientet e lokalit të shtetasit Dashamir Tocilla, përkrahës i LSI-së. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga të shtënat me armë zjarri.

 Policia është nisur në vendin e ngjarjes për sqarimin e situatës.

Të fundit